Replikat e forta/ Basha, Ramës: Edhe sa njerëzit duhet të vdesin për fajin tënd

Situata e Covid në Shqipëri po shoqërohet me përplasje të fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit LulzimBasha. Opozita po akuzon qeverinë për mos marrjen në kohë të masave për të parandaluar përhapjen e Covid, duke kërkuar më ngulm aplikimin e planit me 5 pika.
“Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për t’u testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Ndërsa më herët kryeministri replikoi ndaj rivalit të tij politik për shkak të mos marrjes në kohë të masave dhe të kryerjes të sa më shumë testimeve.
“Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh,thoshte Shvjeku i shkretë!”, replikoi Rama./Gazeta Shqip