Studentët protestojnë në 3 pika të ndryshme të Tiranës, zbardhen kërkesat e tyre ndaj Ministrisë

Studentët janë duke protestuar sot në 3 pika të ndryshme të kryeqytetit, një pjesë te kryeministria, një pjesë te Ministria e Arsimit dhe një pjesë tjetër pranë Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kundërshtojnë vendimin e dhënë nga qeveria që mësimi të jetë tërësisht online.

Një përfaqësi e studentëve kanë hyrë në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë dorëzuar një listë me kërkesa, ku kryesorja mbetet ajo e marrjes së mësimit të alternuar, online dhe fizikisht.

Kërkesat e depozituara me shkrim nga ana e studentëve:

Mësimi i alternuar mes online dhe auditoreve, leksionet online, seminaret në auditore.

Rimbursimi i pagesës së konvikteve dhe qirave

Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët

Mundësim i paisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online

Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, kurse 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, fakultetet sot do të nisin zbatimin e këtij urdhri online e për pasojë janë mbyllur edhe konviktet, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid.

Neglizhenca e qytetarëve, që është reflektuar edhe në shtrim të rasteve ditore, është bërë shkak që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke “penalizuar” edhe universitetet.

Kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli më herët ka bërë me dije se ky nuk do të jetë vendimi i vetëm, pasi në vazhdim po mendohet që shqyrtohet edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish- Bllokut pas orës 22:00, pasi ajo është konsideruar si vatër e rrezikshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT