Replikat/ Basha i përgjigjet Ramës: Shqiptarëve ju duhet ndihmë jo llafe, shto testimet

Situata me epideminë në vend ka sjellë replika të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Bashës.
Me një shënim në Twitter, Basha i është përgjigjur sërish Ramës, ndërsa i kërkon të “lerë llafet”, pasi shqiptarëve i duhet ndihmë.
Ai përsërit edhe një herë kërkesat për qeverinë, shtimin e testimeve, rimbursimin e ilaçeve për pacientët që kurohen në shtëpi, si dhe të shtojë kapacitete mjekësore.
“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi,shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!”, thotë Basha.