BE: Shqipëria është afër plotësimit të kushteve, palët të ndërtojnë konsensusin politik

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, tha se Shqipëria është afër plotësimit të kushteve të kërkuara nga BE, për të çelur negociatat.

Me një shënim në Twitter, Soreca shkruan se të gjitha palët politike duhet të ‘investojnë’ në ndërtimin e konsensusit politik.

“Shqipëria vazhdon të bëjë përparim dhe Marsin e kaluar bëri një hap të madh më pranë Bashkimit Evropian kur Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat e pranimit. Tani Shqipëria është afër plotësimit të kushteve të kërkuara.

Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin konsensusit të nevojshëm politik dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë, integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar”, tha Soreca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT