Shpalosja e flamurit turk me atë shqiptar, Jazexhiu: Rama bëhet shejtan për të marrë para

Shumë debate ka krijuar imazhi i flamurit turk në krah të atij shqiptar, me rastin e 97-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë më 29 tetor në ndërtesën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Madje edhe në studion e “Shqipëria Live” pati debate të ashpra mes të ftuarve, që më pas përfunduan duke i kërkuar falje njëri-tjetrit.

Olsi Jazexhi ishte i ftuar sot në emision, ku u shpreh se kjo është një ndër taktikat e kryeministri të vendit Edi Rama për të marrë sa më shumë mbështetje siç bën edhe me vende të tjera. Sipas gazetarit dhe historianit, kreu i qeverisë po e përdor politikisht, ai është mjeshtër i këtyre përdorimeve.

“Për të marrë para bëhet edhe vetë shejtan, vetëm për të marrë para. Ata që tremben, gjithë portretizimi është falsitet, ku ambasada turke do që t’ia çojë Ankarasë për t’i treguar që edhe pse s’është mysliman, ai tregon të kundërtën, që Turqia të japë sa më shumë ndihma”, thotë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT