Dokumenti/ Emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit? KQZ ngre grupin e punës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votës së emigrantëve.
Grupi i punës përbëhet nga 6 anëtarë, me kryetarë Ylli Merkajn.
Anëtarët do të jenë: Nexhim Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Erion Meta dhe Anduela Ndreu.
Sipas urdhrit të nxjerrë, detyrat e këtij grupi pune do të jenë të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit për emigrantët, të përgatisë një vlerësim mbi procedurën e votimit si dhe procesin e votimit e administrimin e votave.
Po ashtu, detyrë e grupit të punës do të jetë edhe bërja e një vlerësimi mbi kostot financiare, të përgatisë protokolle teknike që do bëjnë të mundur votimin nga jashtë si dhe të prezantojnë modele të këtij lloj votimi në vend e të ndryshme.