Basha harron datën e zgjedhjeve, kryedemokrati: 25 qershori është data e fillimit të shërimit të plagëve (VIDEO)
Kryedemokrati Lulzim Basha duket i “abonuar” me gafat dhe lapsuset, pasi edhe këtë herë në bashkëbisedimin me pedagogët ka ngatërruar datën e zgjedhjeve.
Duke folur për problemet në arsimin e lartë, Basha u tha pedagogëve se 25 qershori do të jetë data e fillimit të shërimit të plagëve, por harroi se zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë në 25 prill.
Ndoshta kryedemokratit i kanë mbetur merak zgjedhjet e 25 qershorit 2017, ku pësoi humbjen e parë ndaj kryeministrit Rama.
“Unë të siguroj që me qeverinë tonë do të marrë fund. 25 qershori është data e fillimit të shërimit të të gjitha plagëve, edhe e plagëve të shërimit të arsimit. Për këtë natyrisht nuk dal t’ju them që jam eksperti dhe unë kam zgjidhjen. Edhe nga ju vetë kanë dalë disa përqasje, por ju garantoj që cilado përqasje që do biem dakort për arsimine lartë, do të jetë përqasje e standarteve europiane, për këtë ju jap garancinë absolute në emrin tim dhe të Partisë Demokratike”, tha Basha para pedagogëve.