Akuzat për pasaportën? Përgjigja e Baton Haxhiut ndaj presidentit Meta

Analisti Baton Haxhiu i ftuar në studion e Top Talk i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta sa i përket marrjes së nënshtetësisë shqiptare, të pasaportës shqiptare, pa u verifikuar më parë nga SHISH.
“Kam pasur dy pasaporta shqiptare, në 1999 u dhanë 2 mijë pasaporta iu kanë ndarë figurave publike kur Kosovës, iu duhej për të shkuar jashtë dhe për të folur jashtë për çështjen e Kosovës. Ato i kanë dhënë nga Qeveria Majko, ku zv.kryeminisër ishte Ilir Meta. Po është e vërtetë që është bërë dhuratë, ishte dhënë pa u konfirmuar. Më pas unë e familja ime kemi aplikuar, duke ndjekur të gjitha procedurat. Unë e kam pasur shtetësinë e Kosovës, por nuk kam pasur pasaportë të Kosovës, për arsye të qëndrimit”, deklaroi Haxhiu.
Ai shtoi se është që presidenti të niste një ligj, një procedurë për të pajisur të gjithë bashkëatdhetarët shqiptarë me pasaporta, duke ndjekur shembullin që ka pasur edhe në vende të tjera të Ballkanit, duke përmendur shembullin e Serbisë, por sipas tij, Meta nuk ka fuqi ta bëjë një gjë të tillë.
“Unë jam që presidenti të niste procedurën e një ligji, po themi furnizim, t’i pajiste me pasaportë shqiptare të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet që ai të ishte promotor. Fakti që nuk ka fuqi, për shkak të mungesës së guximit, dhe të qëndrimit të BE. Të gjitha shtetet e tjara e kanë bërë, është praktikë e njohur. Vetëm Shqipëria nuk e ka bërë qytetarët e vet. Në vend që të angazhohej për një ligj që do t’i pajiste ai del me këto qëndrime. Ai në një deklaratë të mëhershme ka qenë kundër, sepse siç pati deklaruar se rrezikohej liberalizimi i vizave të Shqipërisë”, theksoi Haxhiu./Gazeta Shqip