Bashës nuk i ndahen gafat, përveç matematikës problem ka edhe me datën e zgjedhjeve (VIDEO)

As këtë herë kreu dekmokrat Lulzim Basha, në takim me studentët nuk i ka lënë gafat.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Bashës nga takimi ku thotë “Dhe për ata që vijnë me të ardhura mbi 640 milion lekë do t’u përgjysmohet tarifa”.

“Obobo studentëve me të ardhura mbi 640 milionë lekë (në muaj besoj) do t’iu përgjysmohet tarifa. Të reja apo të vjetra o Njish”, shkruan Rama.

Po ashtu kryeministri ka publikuar një tjetër video nga një takim i Lulzim Bashës me pedagogët, ku kreu i selisë blu ngatërron datën e zgjedhjeve.

“Kjo punë do marrë fund me 25 qershor,” thotë Basha, ndërkohë që zgjedhjet janë më 25 prill.

“U shtynë zgjedhjet në 25 qershor??? Eh mër Artist ti je njish fiks për dysh,” shkruan Rama në Instagram.

View this post on Instagram

U shtynë zgjedhjet në 25 qershor?????? Eh mër Artist ti je njish fiks për dysh???

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Back to top button
LAJMET E FUNDIT