Skandali i Unazës së Re/ Përse PD nuk i përmend emrat e biznesmenëve, siç bën me inceneratorët?!

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj Ina Zhupa, e cila përdoret për “artilerinë” e nivelit të mesëm të propagandës politike, ka dalë sot në një narracion të saj akuzues për Unazën e re, një kauzë që Partia Demokratike e ka nisur që në fund të vitit 2018, kur dhe nisi aksionin për të ndaluar investimin e rrugës.

Por kur sheh këtë narracion, të bie në sy një standard i dyfishtë i opozitës në trajtimin e një çështje që PD e ka konsideruar të një nveli të rëndësishëm, sa bllokoi edhe qarkullimin për një vit e gjysëm.

Për çështjen e Unazës, Ina Zhupa, pra zëdhënësja e PD, nuk përmend asnjë emër biznesemeni se kush qëndron pas kësaj afere, flet në parim si filozofe dhe trajton akuzat si fenomen. Ndërkohë që duke u bazuar në modelin që opozita ka ndjekur, duhet të përmendeshin emra biznesmenësh që krijuan aferë e falsifikimit më të madh për ndërtimin e Unazës së Re.

Si ka mundësi që për Unazën, PD ka një tjetër model, e për një çështje tjetër siç janë impianet e përpunimit të mbeturinave, PD dhe Ina Zhupa del e flet me emra, mbiemra, bashkëshortesh, gjen kushërinj, miq, shokë e lidhje tribale kudo.

Përse nuk i përmend këto emra edhe për Unazën e Re? Jo më kot, kryebashkiaku Erion Veliaj, e ka akuzuar Bashën se ka braktisur kauzën e Unazës së Re, pasi ka lidhje me një nga biznesmenët, që ka përfituar makinën dhe ka dashur që të marrë edhe një lot tjetër të rrugës.

Veliaj, këtë metodë e ka cilësuar gjobë, duke ju referuar edhe rastit të Rrugës së Kombit, ku PD nxiti një protestë që dogji kabinat e pagesave të autostradës e më pas jo vetëm që nuk bëri më protestë, por e harroi si kauzë.

Kryebashkiaku, gjithashtu ka përmendur edhe rastin e vilave të Papulit në zonën rezidenciale të Tiranës, ku jeton kreu i PD-së me familjen e tij dhe atë të vjehrrit, po ashtu edhe rastin e vilave të Gjirit të Lalzit.

Çështja e Unazës së Madhe, ka edhe një rast që solli edhe hetim nga ana e SHBA-së, ku edhe ambasada amerikane në Tiranë nxiti hetime proaktive për skandalin që shpërtheu në lidhje me një kompani fantazëm dhe atë që qëndron nga pas. Zëri Amerikës përmendi emra; përse PD nuk i tregon këto emra siç bën në rastin e impjanteve?/Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT