“Po humb fuqinë”/ Baton Haxhiu: S’është ai Ilir Meta që njoh, e ftoj të nxjerrë emrat e gazetarëve të paguar, por…

Presidenca e ka tjetërsuar Ilir Metën, por ai nuk është i njëjti që pas vitit 2014. Ky është mendimi i analistit të njohur Baton Haxhiu, i cili shprehet se ai do të mbahet mend si presidenti më i keq dhe kjo për faktin e gjuhës që ai përdor, duke i ikur kostumit të presidentit.
“Nuk është ai Ilir Meta që unë e kam njohur që ka pasur një qasje politike interesante në momente të caktuara politike dhe që ka pasur njerëz përreth që e kanë ndihmuar për të krijuar një politikan me racionalitet. Që nga viti 2014, unë nuk e njoh as me gjuhën e tij dhe me atë çfarë po flet, sesi po e orienton gjuhën politike, e as kur ka ndjeshmërinë se kur është patriot dhe kur kozmopolitk”, deklaroi analisti Baton Haxhiu në emisionin Top Talk të Denis Dyrnjasë në Top Channel.
Më tej ai thekson se arsyeja e këtij reagimi të ashpër dhe me një gjuhë që e cilëson periferike si ato të fortët e politikës lidhet vetëm me një shkak dhe kjo është që tashmë ai nuk ndikon më në politikën shqiptare.
“Ka ndryshuar pafuqia e tij. Meta në 2005 ndikoi që në këtë të jetë mbi palët për të sheshuar përplasjet dhe ndërsa sot është faktori kryesor për të ndërtuar përplasje politike. Kjo mesomosha e tij po ndikon në politikë dhe është për të ardhur keq, sepse mban postin e të parit të vendit. Është presidenti parë në Shqipëri që ka lënë shije të keqe në vend. Secili president në fund të mandatit të tij, përfundon me lloj historie e politike, e ky post president ia merr Metës të gjithë jetën politike të tij. Duke e bërë veten të pavlerë politikisht, duke e vrarë jetën e një politikani që kanë qenë në vitet 2014”, deklaroi Haxhiu.
Më tej ai shton se “kjo është një figurë që i bën keq historisë politike shqiptare. Natyrshëm që kjo nuk është mirë për Shqipërinë, por është një model i një politikani e një presidenti që ka një model që nuk i duhet Shqipërisë dhe partive politike, tregon se kostumi i presidentit nuk është i mjaftueshëm për të. Kjo është një fyerje për shqiptarët”.
Haxhiu iu përgjigj edhe akuzave të lëshuara nga kreu i shtetit në lidhje me faktin se ai është gazetar i paguar nga Rama.
“Do të isha shumë i lumtur që të fliste se cilët janë gazetarët që janë paguar, dhe emrat e tyre, cila është ajo parti politike që ka bërë pagesën me disa gazetarë. Unë besoj se zyra e Presidentit nuk është shembull i mirë, sepse e kaluara do ta damkoste nëse merret një gjë e tillë. Është e mirë që paguximi të bëhet e guximshme dhe të thotë po, gazetarët janë paguar. E natyrshëm do të gjeja edhe unë guximin se çfarë kanë ndodhur në këto 30 vitet e fundit. Dhe nëse nuk e di nëse do të kishte guximin ndonjë prej politikanëve”, deklaroi analisti Haxhiu./ Gazeta Shqip