Shifrat e LARTA me Covid-19 në Kosovë, ambasada e SHBA e shqetësuar: Zbatojini masat me rigorozitet

Ambasada Amerikane në Prishtinë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka reaguar për situatën e koronavirusit në Kosovë.

Ambasada tregon se është shumë e shqetësuar për gjendjen aktuale dhe rastet e reja me COVID-19. Diplomatët shprehen se masat e vëna nga qeveria duhen të zbatohen nga të gjithë pa përjashtim për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

Gjithashtu ata thonë se “qeveria, punëtorët dhe individët ndajnë të gjithë përgjegjësi në këtë luftë. Ambasada e SHBA e mbyll postimin duke i inkurajuar të gjithë që të lajnë duart dhe të mbajnë distancën.

Kujtojmë se vetëm brenda 24 orëvë janë konfirmuar 486 raste të reja me koronavirus në Kosovë ku kanë vdekur edhe 9 persona.

sts.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT