Weller: Kosova të fuqizojë lobimin në Kongres pas pensionimit të Engel

Nesër mbahen zgjedhjet në SHBA për president. Këto zgjedhje po përcillen edhe në Kosovë.

Jerry Weller, ish-anëtar i Kongresit Amerikan, pret se do të ketë përqindje të lartë të qytetarëve për të votuar në SHBA.

Ish-kongresisti sot në RTK, ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe SHBA-së. “Kemi parë qasjen e presidentit Trump për rajonin, të jemi të sinqertë, Trump nuk ka pasur asnjë angazhim në të kaluarën në Ballkan, nuk ka pasur ndonjë memorie institucionale në kuptimin e arsyes së pavarësisë së Kosovës, çka ka ndodhur në vitet e ’90, ndrysa Joe Biden në anën tjetër ka një histori shumë të gjatë. Ai ka avokuar se çka ka ndodhur në Ballkan dhe Kosovë. Kosova duhet të fuqizojë lobimin në kongres pas pensionimit të Eliot Engelit. Ai nga janari nuk do të jetë aty”, tha Weller, ish-anëtar i Kongresit Amerikan.

Weller vlerësoi se dy vendet Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë mes tyre. Pozitive është kur dy liderët e dy vendeve të ulen në një vend, marrëdhënie reale kur produktet e Kosovës të hynë në Serbi me të njëjtat kushte, sikur të Serbisë futen në Kosovë. Kosovarët kur hynë në Serbia trajtohen ndryshe”, tha ai.

Sipas tij për Kosovën dhe Ballkanin dy paritë politike kanë qasje progresive.

Jerry Weller, ish-anëtar i Kongresit Amerikan, parashikoi se Biden do të fitojë zgjedhjet në ShBA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT