Në intubim prej 2 ditësh, Pëllumb Pipero tregon gjendjen shëndetësore të Koço Devoles

Aktori i njohur Koço Devole prej 2 ditësh ndodhet i intubuar në spitalin Infektiv, pasi simptomat e COVID-19 e rënduan gjendjen e tij shëndetësore.

Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në Ora Neës ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore. Ai tha se aktori është ën gjendje të qëndrueshme, por sëmundja e leukozës e vështirëson pak gjendjen e tij.

“Në dijeninë time është e qëndrueshme, është stabël. Ai është në respiracion mekanik. Siç dihet, ai vuante nga një sëmundje kronike mjaft e rëndë, siç është lekuzoa. Shpresojmë të na bëhet mirë sa më shpejt”, tha Pipero.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT