VIDEO/ Baresha me tingujt e 50 bateristëve të rinj shqiptarë

 Tingujt e hareshëm e shpërthyes të “Bareshës”, kësaj here nuk u shoqëruan nga zëri që ka depërtuar ndër vite, në zemrat e të gjithë shqiptarëve, Nexhmije Pagarushës. Hiti mabrëshqiptar erdhi e interpretuar mrekullueshëm, nga bateritë e “Tony Drum Studio”, raportojnë mediet shqiptare të matanë kufirit.

Në pikën hapëse të koncertit, 50 bateristë të moshave të ndryshme ishin bërë gati që të sillnin një version krejt ndryshe të këngës së njohur “Baresha”. Me një vrull melodish që dinë të dalin nga bateritë dhe bashkë me elegancën që ka kjo këngë në vete, Tony Drum na kanë bërë të mallëngjehemi me artin që i dhuruan publikut.

Pas bansës ishte fotografia e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, teksa ata me plot emocion e jetësonin këngën në melodi.

Në koncertin që Tomy Drum Studio shkëlqyen, qëllimi ishte promovimi i bateristëve të rijn, ashtu siç është bërë traditë tash e disa vite. Në këtë edicion, pika hapëse e koncertit iu kushtua nderimit të figurave të kulturës dhe artit shqiptar që ndërruan jetë gjatë pandemisë.

Ky grup i muzikantëve të rinj, të cilët premtojnë shumë, janë shkolla e parë në trojet shqiptare për mësimin e baterive dhe ky ishte koncerti i shtatë në radhë i tyre, si “Tony Drum Studio”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT