Kryemadhi tregon se nga ka ardhur COVID-19: E thotë SHBA dhe OBSH, edhe vetë Kina e ka pranuar se…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se beson te koronavirusi, por nuk beson se maska e detyrueshme mund të mbrojë nga ky virus.

Sipas saj, COVID-i është një molekulë kristalore e krijuar në laborator dhe e shpërndarë nga njerëzit.

E pyetur në Syri Tv se pse e besonte këtë teori konspirative se koronavirusi është krijuar në laborator, Kryemadhi u shpreh se kjo është pranuar edhe nga vetë Kina, dhe këtë e thotë edhe SHBA dhe OBSH.

“COVID-i ekziston, por nuk të mbron maska nga koronavirusi. COVID është një molekulë kristalore e krijuar në laborator dhe e shpërndarë nga njerëzit. Nuk mund të thuash nuk ekziston COVID, pasi është njësoj si të thuash nuk ekziston SIDA. Një nga armët kryesore ndaj COVID është oksigjeni.
COVID është krijuar në laborator sepse e ka pranuar vetë Kina. Këtë e thonë edhe SHBA dhe OBSH”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT