U hodh nga kati i katër i spitalit, mjekja zbulon detaje nga vetëvrasja e 52-vjeçarit: Pak minuta para se të vetehidhej kërkoi…

Preng Gjonaj 52-vjeç i ka dhënë fund jetës dy ditë më parë duke u hedhur nga kati i katër i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe doktoresha Ariana Rreli, e cila është shprehur se 52-vjeçari pak minuta para se të hidhej duke i dhënë fund jetës, ka kërkuar orarin e mjekimit.

Ndër të tjera mjekja ka treguar se gjendja e pacinetëve të prekur me Covid rëndohet psikologjikisht nga përdorimi i ilaçit ‘Redemsivir’.

“Redemsivir jep efekte psikike dhe i sëmuri që u hodh tek ‘Shefqet Ndroqi’ veproi papritur. Kërkoi orarin e mjekimit pak minuta para se të vetehidhej. Redemsivir është ilaçi që përdori Trump”, tha Rreli, për ‘abc e mëngjesit’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT