Ministrja e Kosovës: Nga policët në Vjenë që vranë terroristin kishte tre shqiptarë

Lajmi se dy nga autorët e aktit terrorist të Vjenës janë shqiptar ka tronditur opinionin publik shqiptar e në veçanti atë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, e cila gjendet për vizitë zyrtare në Gjermani ka dënuar aktin terrorist dhe ka bërë të ditur se shqiptar të Kosovës kanë qenë edhe policë që kanë luftuar me terroristët në Vjenë.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvizoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës.

Deri tani pesë persona kanë vdekur nga sulmi me kallashnikov që u krye në mbrëmjen e djeshme në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit. /GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT