Arrestimi i agresorëve në Vjenë/ Mes forcave policore edhe dy shqiptarë të Kosovës

Adem Demiri dhe Doruntina Miroci, janë dy policë me origjinë nga Kosova, që luftuan mbrëmë me agresorët në Vjenë, gjatë sulmit terrorist.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka njoftuar se mbesa e tij, Doruntina Miroci, është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT