Basha takon mjekët e familjes për masat anti Covid: Një i infektuar harxhon 1200 euro për kurën

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me mjekë të familjes se ka lënë mjekët dhe qytetarët në mëshirë të fatit.

Në këtë bisedë këta specialistë theksojnë se qytetarët që shkojnë të bëjnë skaner në QSUT nuk arrijnë ta bëjnë, mjekët nuk kanë asnjë pajisje që te mjeti që mat oksigjenin, aparate tensioni apo stetoskopë që i blejnë vetë.

Një nga mjekët tha se rastet janë aq të shumtë sa detyrohemi t’i dërgojmë në spitale private për të bërë skanerin. Po ashtu ata kanë thënë se nuk ka një protokoll të qartë apo udhëzues nga Task Force, por edhe nuk ka pasur trajnime për mjekët e familjes. Kostoja për çdo familje që trajtohet me Covid shkon 1200 euro.

Sipas Bashws, për shkak të numrit të ulët të testimeve, shumë pacientë i dërgojnë për të bërë skanerin në QSUT. “Dje mbi një orë e gjysmë kam qenë në telefon me të sëmurë dhe familjarë që kërkon mbështetje. Më thonë që një pjesë i detyroni që t’i çoni për të bërë skanerin, nëse i çoni për të bërë skanerin të QSUT, ca do të thotë kjo a bëhet skaneri për këdo që ka simptoma”, tha Basha./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT