Holanda bllokon negociatat për Shqipërinë, shkak ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor

Deputeti holandez, Pieter Omtzigt thotë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Përmes një postimi në twitter, ai shkruan se Holanda nuk mund të japë pëlqimin e saj derisa të përmbushen parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Ngritja e Gjykatës së Lartë, goditja e krimit në nivele të larta dhe miratimii i njëanshëm i Kodit Zgjedhor shihen si pengesa për Shqipërinë, pavarësisht reformave.
“Sapo patëm një debat në parlamentin holandez. Qeveria holandeze dhe ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin.
Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reforma e ligjit zgjedhor, veçanërisht pjesa e asaj reforme e miratuar në mënyrë të njëanshme”, shkruan deputetin holandez në Twitter.
Holanda bllokon negociatat për Shqipërinë, shkak ndryshimet e