Ngjela përplaset me pedagogun: Do të mbrosh islamin, po dil përjashtë…

Një debat i fortë ka ndodhur sot në studion e emisionit “Open”, ku është përplasur avokat Spartak Ngjela me pedagogun Fitim Zekthi.

E gjitha ka isur pas komenteve të të dyve në lidhje me islamin dhe terrorizmin, duke iu referuar ngjarjes së djeshme në Vjenë, ku 20-vjeçari Kujtim Fejzullahi vrau të paktën 4 persona, mes tyre një shqiptar.

Zekthi i është drejtuar Ngjelës me etiketime si mashtrues, i paguar, gënjeshtar dhe i paedukatë, ndërsa më e qetë ka qenë përgjigja e avokatit.

Fitim Zekthi: Ti je sharlatan. Dil jashtë. Mëso të bëhesh njeri. Jeni mësuar me sharje dhe më fyerje. Me dy libra që ke lexuar ti… Je islamofob.

Spartak Ngjela: Mbarove?

Fitim Zekthi: Jo! Mëso të jesh njëri i drejtë.

Eni Vasili: Ti ndalojmë fyerjet.

Fitim Zekthi: Është mësuar të mashtrojë gjithë jetën.

Spartak Ngjela: Unë flas si dua unë

Fitim Zekthi: PO dridheni se jeni mësuar që të flisni si gjithëmonë dhe të talleni me të tjerër.

Eni Vasili: Të lutem Fitim. Fyerje, nuk iu lejoj

Spartak Ngjela: Do mbrosh islamin ti

Fitim Zekthi: I mbroj të gjitha unë, ti di vetëm të shah. Është mësuar që 30 vite të flasë më këtë gjithë. DËshtak në poltikë, në jetë dhe kudo. Ti s’ke turp nga asgjë. Kam turp unë.

Spartak Ngjela: 50 fjalë di.

Eni Vasili: S’të ka fyer avokati, të themi të vërtetën.

Fitim Zekthi: Ai është i pandershëm. Most ë merret me gjërat që them unë

Spartak Ngjela: Superiori nuk fyen

Eni Vasili: O Zekthi, lëre të flasi ça ke.

Fitim Zekthi: Mos bëj insinuate avokat

Spartak Ngjela: Unë nuk përmend asnjë emër. Nuk ulem në atë nivel. Zonjë nuk bie në atë nivel

Eni Vasili: O Zekthi tani…

Fitim Zekthi: Është i paaftë dhe sharlatan.

Eni Vasili: Mbaji për vete mendimet e tua, mjaft kaq!

Spartak Ngjela: Kur ishim të rinj…

Fitim Zekthi: Mos u merr me mua se nuk do të të lë të flasës.

Eni Vasili: Lëre të flasi. O Zekthi…Po të lutem tani, nuk ke ardhur të fyesh njerëz këtu

Spartak Ngjela: Pse nuk e nxjerr jashtë? Unë e hedh jashtë ta hedh në gjyq dhe hajde shikoni gjyqin. Diskun do më jepni mua. Minimumi I kam padinë me 40 milion. S’kam humbur asnjë gjyq në jetën time. Kur ishim të rinj dhe i paguanim për të sharë fjalë të pista

Eni Vasili: Do më detyrosh që të të mbyll mikrofonin.

Fitim Zekthi: S’po flas për avokatin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT