Borrell bisedë telefonike me kryeministrin Rama: Të ruhet marrëdhënia BE-Ballkan Perëndimor! Shqipëria luan rol të rëndëishëm

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit Edi Rama.
Përmes një shënimi të shkurtër në twitter, Borrell thotë se e mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE.
Ndër të tjera ai shton se është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, aks në të cilin Shqipëria luan një rol të rëndësishëm, sipas Borrell.
Shënimi i plotë
Unë e mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE.
Siç u diskutua me Kryeministrin Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Me Shqipërinë që luan një rol të rëndësishëm.
I welcome Albania’s commitment to moving forward on EU accession path.
As discussed with Prime Minster Rama @ediramaal, it is crucial to maintain the dynamic of the EU-Western Balkans relationship. With #Albania playing an important role. pic.twitter.com/mmcDQXUWWG
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 3, 2020