Vonesa në përgjigjet e tamponëve, drejtoresha e ISHP-së tregon arsyen dhe zbulon kush janë parësorët: Në fund tamponët e asimptomatikëve…

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka thënë se në Shqipëri rreth 130 persona për 100 mijë banorë janë pozitivë me Covid-19.
Në një intervistë për topchannel, Fico sqaron dhe situatat lidhur me ankesat që kanë qytetarët për përgjigjet e tamponëve.
Ajo thotë se ka prioritete pasi testohen më parë tamponë qe vijnë nga spitalet dhe persona me simptoma.
Albana Fico: Bëhen ato qe vijnë nga mjeku i familjes nga 127, ato me simptoma sepse tamponi i një asimptomatiku nuk ka rendësi se nuk rriskon jete. Nuk ka preferenca. Në total në Shqipëri kryhen rreth 3000 tamponë në ditë në sistemin publik dhe privat.
Sipas Ficos kjo shifër ka ardhur duke u rritur, por gjithmonë sipas një logjikë gjurmimi dhe hetimi.