Vendimi i Holandës kundër negociatave/ Basha: Shkaktari i vetëm quhet Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon lidhur me lajmin se Holanda ka bllokuar zyrtarisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, duke theksuar se shkaku kryesor është Edi Rama dhe jo çështjet e brendshme të këtij vendi.
“Nuk shqiptar që nuk e kupton se pengesa kryesore për hyrjen e Shqipërisë në BE është Edi Rama”- theksoi Basha.
Duke u ndalur tek çështja e pandemisë, kreu i opozitës thotë se kryeministri fshihet pas të tjerëve, pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka buxhet.
“Komiteti nuk ka buxhet. Buxhetin e ka Edi Rama. Komiteti nuk blen testime, testimet i blen Edi Rama”, nënvizon Basha.