Gjoba për maskën, reagon Kryemadhi: Mua nuk më…

Policia e Shtetit njoftoi se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, së bashku me kryetaren e Forumit Rinor, Floida Kërpaccin u gjobitën me 3 mijë lekë të reja për mos mbajtjen e maskës.
Pas këtij lajmi ka reaguar menjëherë edhe vetë Kryemadhi, e cila me anë të një reagimi publik e ka mohuar.
“Duke paree disa lajme tee publikuara nee media duam tee sqarojmee see: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka asnjee dijeni peer gjobee nga Policia e Shtetit. Gjatee gjithee kohees qee eeshtee zhvilluar aktiviteti nee Kombinat nuk eeshtee paraqitur asnjee efektiv policie. Deri nee momentin qee do tee njihemi me gjobeen do tee kemi nje reagim”, deklaori zyra e LSI-së.
Kryemadhi ka qenë një nga politikanet që ka kundërshtuar mbajtjen e maskës, madje një ditë më parë ajo do të deklaronte se LSI-në nuk e prek virusi i Covid.