“Çmenduri, Amerika në kaos”- Ja si i komentojnë televizionet ruse zgjedhjet në SHBA

Ndërsa komentojnë zgjedhjet në SHBA, për televizionet ruse, pyetja kryesore nuk është kush është kandidati më i mirë – qoftë për SHBA, apo Rusinë.
Mesazhi kryesor i mediave të Kremlinit, për popullin rus, është se Amerika është në kaos, se demokracia e saj po dështon dhe, më e rëndësishmja, se nuk është në gjendje të mësojë të tjerët se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.
Këtë mëngjes, kanali televiziv, “Rossiya 24” ka transmetuar video të gjata pa komente të njerëzve që bërtasin dhe përleshen në rrugë. Zgjedhjet në SHBA janë “çmenduri”, ishte komenti i spikeres së lajmeve.
NTV, një nga stacionet televizive më të shikuara të Rusisë, gjithashtu foli për “pritje të trazirave”.
Por televizionet pro-Kremlin gjithashtu i ka bërë të qarta preferencat e tyre, ku Donald Trump zakonisht i jepet një mbulim jokritik.
Akuzat për korrupsion dhe sjellje të pahijshme seksuale ndaj djalit të Joe Biden, Hunter, raportohen pa diskutim dhe thuhet se kanë të bëjnë gjithçka me babanë e tij.