Donald Trump i pakënaqur me rezultatet: Diçka e çuditshme po ndodh, po zhduken…

Teksa ende nuk kemi një fitues në zgjedhjet presidenciale në SHBA, por me Biden që kryeson ngushtë rezultatin, vijojnë komentet nga dy kandidatët.

Presidenti ende në detyrë, Donald Trump, ka shkruar një status në Twitter.

“Natën e kaluar unë po fitoja, shpesh në mënyrë solide, në shumë shtete kryesore, në pothuajse të gjitha rastet që Demokratët drejtonin më parë. Pastaj, një nga një, ata filluan të zhdukeshin si me magji ndërsa po dalin rezultate të befasishme të votave. SHUM E CUDITSHME, dhe “sondazhet” e kuptuan plotësisht në mënyrë të gabuar!”

Duket se Donald Trump është i pakënaqur me rezultatin deri tani, edhe pse shpreson në një përmbysje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT