100 % rritje e votave të Biden në Miçigan tërbojnë Trump: Kontestimi drejt Gjykatës

Kandidati republikan Donald Trump ka hedhur akuza të forta për tjetërsim të votave në shtetin ku mendohet se ai do ta kishte më të lehtë fitoren. Brenda disa orëve pa pasur një përmbysje të votave në shtetin e Miçiganit ku ka 16 vota elektorale.
Trump nuk është mjaftuar me akuza për të hedhur dyshime për manipulime votash. Madje duke ripostuar një mesazh në Twitter për faktin se në rinumërimin e votave të fundit ishin 100% për Biden, paralajmëroi kontestimin në Gjykatën Lartë. “Çfarë është kjo histori?”, shkruan Trump.
An update gives Biden 100% of new votes — 128k+ pic.twitter.com/SPUrTf8gXN
— Matt Mackowiak (@MattMackowiak) November 4, 2020
Por rrjeti social Twitter menjëherë e fshin mesazhin të cilin Trump e kishte ripostuar, ku bëhej thirrje për të kontestuar votat dhe t’ju drejtuar gjykatës.
Trump shkuan gjithashtu se “Si ndodh që sa herë që ata numërojnë votave Mail-In (me Postë) ata janë kaq shkatërrues në përqindjen dhe fuqinë e tyre të shkatërrimit?”
Më herët Trump mbajti një postim tjetër duke u shprehur se “”Natën e kaluar unë po fitoja, shpesh në mënyrë solide, në shumë shtete kryesore, në pothuajse të gjitha rastet që Demokratët drejtonin më parë. Pastaj, një nga një, ata filluan të zhdukeshin si me magji ndërsa po dalin rezultate të befasishme të votave. SHUMË E ÇUDITSHME, dhe “sondazhet” e kuptuan plotësisht në mënyrë të gabuar!”.
WHAT IS THIS ALL ABOUT? https://t.co/6487pYLZnL
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 4, 2020