Beteja e ngushtë Trump-Biden, shteti vendimtar mund të mos nxjerrë rezultatin as sot

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe sfiduesi demokrat Joe Biden janë në një garë të ashpër për të fituar një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.
Ende nuk dihet kush është fituesi, edhe pse Biden kryeson lehtë ndaj Trump.
Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Mejn, Arizona, Nevada dhe Alaska janë shtete ku ende nuk është përcaktuar fituesi. Biden po kryeson lehtë ne Michigan dhe Ëisconsin, ndërsa Trump në Pensilvni.
Numërimi i votave është ende duke u zhvilluar në Pensilvani dhe guvernatori Tom Ëolf thotë se ka rreth 3 milion fletëvotimi me postë që po numërohen. Kjo mund të vonojë rezultatin aq shumë sa që “ne nuk mund t’i dimë rezultatet as sot“, tha ai.
Shteti është vendimtar për rrugën e secilit kandidat presidencial drejt 270 votave elektorale, për të fituar presidencën e SHBA.