Vetoja për negociatat për Shqipërinë, reagon ambasada Holandeze në Tiranë: Jemi të vendosur të…

Ambasada holandeze në Tiranë ka reaguar pas deklaratës së Raporterit për Shqipërinë në Parlament, Pieter Omtzigt i cili shkroi në Twitter se vendi i tij nuk do të japë pëlqimin për hapjen e negociatave dhe konferencës së parë ndërqeveritare.

“Holanda mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të mbështetur Shqipërinë në reformat e vazhdueshme në forcimin e shtetit ligjor. Njëherë që të gjitha kushtet e vendosura në mars 2020 sipas konkluzioneve të Këshillit Europian të jenë përmbushur, do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare”, thuhet në deklaratën e ambasadës holandeze.

Reagimi i plotë

Në datën 6 tetor, Komisioni Europian publikoi paketën e zgjerimit, pjesë e së cilës ishte dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.

Ditën e premten, datë 3 tetor, qeveria holandeze dërgoi në parlament vlerësimin e saj për këtë paketë zgjerimi.

Po të njëjtën ditë, Ministri Blok dhe Ministri në detyrë Cakaj patën një takim online, gjatë të cilit Shqipëria u komplimentua për progresin e bërë me reformat, pavarësisht rrethanave të vështira.

Sikurse citohet edhe në letrën dërguar Parlamentit, qeveria holandeze e njeh se Shqipëria ka vijuar të bëjë përparim në të gjitha fushat kryesore (prioritetet kyçe).

Njëkohësisht, qeveria nënvizon se është e rëndësishme krijimi i Gjykatës Kushtetuese funksionale në Shqipëri, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias si dhe vijueshmëria e punës me ndërtimin e track-record në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Holanda mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të mbështetur Shqipërinë në reformat e vazhdueshme në forcimin e shtetit ligjor.

Njëherë që të gjitha kushtet e vendosura në mars 2020 sipas konkluzioneve të Këshillit Europian të jenë përmbushur, do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Sonte ka pasur një debat në parlamentin holandez në përgatitje të takimit të Këshillit Europian të Çështjeve të Përgjithshme që do të mbahet në datën 10 nëntor. Pjesë e këtij debati u fokusua në përgjithësi për paketën e zgjerimit, përfshi edhe Shqipërinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT