FOTO/ Sulmi terrorist në Vjenë, kush është 16 vjeçari shqiptar i arrestuar, lidhja me terroristin

14 persona janë prangosur pas sulmit terrorist në Austri, ku u vranë 5 persona dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.
Ndërkohë, njëri nga autorët kryesor të sulmit, shqiptari Kujtim Fejzullai me prejardhje nga Maqedonia e Veriut ka mbetur i vrarë pak minuta pas sulmit.
Gjithsej janë katër shqiptarë, dy nga Kosova e dy nga Maqedonia e Veriut që dyshohen për përfshirje në këtë sulm.
I dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist është edhe kosovari Kujtim Kadriu nga Ferizaj, vetëm 16 vjeç.
Përpos Kadriut, si i dyshuar për përfshirje në sulmin në Vjenë është edhe një kosovar tjetër.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Arijanit Fetaj, i lindur në Reçan të Suharekës është një nga të dyshuarit me prejardhje nga Kosova, i cili tashmë ndodhet në duart e policisë.
Të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Vjenë janë edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Argjend Ganiji dhe Uzeir Avdili. Ata dyshohet se kanë lidhje me terroristin Kujtim Fejzullai/GazetaExpress