“Shqiptari” i Vjenës? Një serb vrau me thikë në mes të Stokholmit ministren e jashtme, askush nuk organizoi qarje kolektive për kombin serb”

Në një shënim me titull “Krahasime ballkanike”, analisti i gazetës DITA për çështje ndërkombëtare dhe të rajonit Shaban Murati bën një paralele mes sjelljes pas terrorit në Vjenë dhe vrasjes së ministres së jashtme të Suedisë.
“Një serb vrau me thikë në mes të ditës në mes të Stokholmit ministren e jashtëme të Suedisë Anna Lindh, figurë e shquar e diplomacisë europiane, sepse ajo kishte mbrojtur Kosovën. Gjithë bota e dënoi aktin e shëmtuar terrorist.
Askush në Serbi, as zyrtarët, as mediat, as rrjetet sociale dhe as OJQ-istat, nuk organizuan me atë rast qarje kolektive për kombin serb, as nuk u ndjenë të turpëruar dhe as inferiorë, as ia përmendën serbit fenë ortodokse në emër të së cilës kreu vrasjen terroriste, dhe as i kërkuan falje Suedisë për aktin terrorist tronditës” – shkruan publicisti dhe diplomati i njohur.
Anna Lindh ishte ministre e Puneve te Jashtme te Mbreterise se Suedise nga 1998 deri ditën e vdekjes.
Në 11 shtator 2003 Lindh u vra nga Mijailo Mijailović, një serb 24 vjeçar, i cili e urrente Lindh per shkak të perkrahjes që ajo i kishte dhënë NATO-s gjatë luftës në Kosovë.