Shqetësimi i një qytetari dhe konkluzioni i Prof. Tritan Kalos

Jetojmë kohë pandemie, që ka sjellë pasoja të rënda, mbi të gjitha dhimbjen për humbjen e njerëzve të dashur. Në këtë periudhë të vështirë, që po shohim një eksperiencë që nuk është përjetuar nga brezat që jetojnë sot, në media vizizve, atë të shkruar, në bisedat e përditshme, veçohen dy lajme të mëdha, që lancohen gjatë gjithë ditës. Situata e Covid 19-të në Shqipëri, heroizmi i bluzave të bardha dhe fushata zgjedhore e partive politike, që shpesh kryefjalë në konferencat për shtyp, vënë edhe këtë dhimbje.Kuptohet, për të fituar pikë.
Nuk besoj se në ndonjë vend tjetër të qytetëruar, do të ndodhte kjo,që perjetojnë qytetarët në vendin tonë. Njihet fakti, që politikanët tanë, nuk kanë qenë të bashkuar dhe me një zë të vetëm, as për probleme madhore që ka vendi, të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen e tij, por edhe në këtë kohë pandemie kur diskutohet jeta e gjithsecilit.
Duket se politikanët kanë bërë “kompromis” me virusin e tmerrshëm.
Covid-i prej të cilit vuajmë prej 30 vjetësh
Politika në Shqipëri, është Covid-i prej të cilit vuajmë prej 30 vjetësh- thirri me zë të lartë një mesoburrë, rrethuar nga një grup miqsh dhe të afërmish. Burri që thërriste mora vesh se quanin Loni.
“Pse heshtni, pse nuk shkruani, pse nuk demaskoni politikanët, që zihen e grihen, urrejnë njëri tjetrin, sjellin përçarjen mes shqiptarëve. Pse nuk e shkruani me gërma të mëdha, që politika në Shqipëri është një koronë prej të cilës vuajmë prej 30 vjetësh? Shkruajeni me gërma të mëdha: Mos dalin më nëpër telivizione, se do të thyejmë ekranet. E mjera Shqipëri në dorë të kujt ka mbetur..
Shkruani të vërtetën, këto që po them unë, por që i mendojmë të gjithë, se na është bërë shpirti helm- përfundoi Loni me sy të përlour.
Po, po – kjo është e vërteta- thanë të tjerët me zë duke pohuar edhe me kokë.
Çfarë thotë Prof. Tritan Kalo
Si mijëra të tjerë edhe unë e ndjek me shumë vëmëndje Prof. Kalon, mantelbardhin profesionist, njerëzorin, që bashkë me stafin e tij punon i përkushtuar, duke rriskuar që nga dita e parë, që u shfaq virusi, për të shpëtuar jetë njerëzore. Sot shkëmbeva dy mendime me të nderuarin dr. Kalo, që i vuri vulën me konkluzionin e drejtë, se “politizimi i tejskajshëm i mjeksisë pas 22.03.1992 rezultoi rrënuse për të”.
Kjo shprehje, që nuk është filozofike, por një realitet në vendin tonë, ka në themel argumentin që: Mjekësia është një fushë, ku nuk duhet të fusë hundët politika, që bluzat e bardha nuk duhet të lënë profesionin e tyre human, që ka vetëm një mision: T’i shërbejë shëndetit të popullatës, pa dallim bindjesh dhe të përfshihen në politikë për interesa të tjera, që janë thjeshtë personale. Realiteti tregon , që këto bluzat e bardha dikur, sot në politikë, u është errësuar arësyeja deri atje sa në këto kohë pandemie, sulmojnë ish kolegët, që po rropaten për të përballuar situatën e rëndë, që solli Covid 19-ta.
Nëse këta mjekët-politikanë, që janë pjesë e partive politike, që politika i ka bërë edhe deputetë, ministra, duke përfituar benefite të mëdha, të linin mënjëanë dërr- dërr-et nëpër konfërenca shtypi, por të vishnin bluzat e bardha, që nuk dihet nëse i kanë ende dhe të ndihmonin popullatën, qofshin ata që i përkasin partisë së tyre, atëherë po. Do të fitonin pikë.
E pashembullt është sjellja e qëndrimi i kryetares së partisë së opozitës LSI, që sfidon rregullat që janë vendosur për të minimizuar përhapjen e virusit, që del publikisht dhe thotë: Lëreni maskat, besoni tek Zoti, se Ai ju ruan nga virusi. Këtu lind edhe pyetja: Përse nuk gjobitet zonja politikane, që del pa maskë, që i kundërvihet ligjit, që e ka aplikuar e gjithë bota dhe lejohet të bëjë mitingje me mbështetësit pa maska?
Si qytetare e këtij vendi të drejtohet ty, ministër i rendit: Përse vepron me dy standarde: Gjobit qytetarin e thjeshtë në rrugë dhe anashkalon politikanët, madje liderë të opozitës?
Ke të drejtë dr. Kalo, e ka provuar e gjithë kjo periudhë tranzicioni. Mjeku që mishëron ligjin e Hipokratit, nuk duhet të jetë në politikë dhe politika nuk duhet të ndërhyjë tek mjeksia, pse nuk janë kopetentë.
Dua ta ilustroj me një shembull konkret:Nëse nuk do të ishte mjek ish kryeministri i parë Dr. Sali Berisha, nuk do të bënte gafa të rënda gjatë qeverisjes , që i kanë kushtuar shumë qytetarëve si: qëndrimi ndaj pronës, ligji 7501, shkatërrimi i pronës publike që ishte ndërtuar me djerësën e popullit për një gjysmë shekulli. Probleme gangrenë, që ende nuk kanë marrë zgjidhjen e duhur.
Po, po.Qyetarët kanë të drejtë dhe Prof. Tritan Kalo i vuri vulën me konkluzionin e tij, që e dinë të gjithë, por nuk e thonë.
Një këshillë edhe për kolegët gazetarë, që të mos bëjnë hajgare me politikanët që thonë dokrra, pse nëse ata thyejnë ekranin, edhe ata nuk do të shfaqen më përpara shikuesve