Jep dorëheqjen Hashim Thaçi si president i Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, pasi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti në konferencën para mediave.
Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.
Bashkë me Thaçin e Veselin, deri tani dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.