“Jeni tap-topi”/ Rama ironi me dy opozitat: Futni në program heqjen e tabelës së shumëzimit

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet në drejtim të opozitës. Në fjalën e mbajtur gjatë seancës plenare, Rama ironizoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe opozitën në parlament, duke u thënë se janë tapë topi dhe se tabelën e shumëzimit e kanë të unifikuar me opozitën jashtë.

“Dy opozita bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit që të shpëtojnë të gjithë, liberalizoni matematikën se kështu si vajti kjo punë të angazhohesh në opozitë është ta bësh të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë dhe ta bësh matematikën subjektive, ca mund të ofroni më shumë, futeni në program.

Më mirë se kaq nuk dini të bëni gjë tjetër, jeni të besueshëm nëse do thoni që të mos ketë tabelë shumëzimi, shqiptarët do ju besojnë e keni dhënë me prova që jeni tap-topi, tapa është jashtë, topi është këtu.

Rëndësi ka që mezi ju kemi dhe se shqiptarët janë më të mençur dhe kjo ka rëndësi. Ju jeni fitimtarë të përkohshëm patjetër, unë flas për ata që janë humbës të përjetshëm. Keni disa cilësi më të mira dhe ju është dhënë mundësia që të bëni reflektim dhe e kemi bërë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT