Trump po udhëheq në Karolinën e Veriut, kur pritet të dalin rezultatet në shtetin e rëndësishëm

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020. Në disa prej shteteve është garë e ngushtë mes republikanit, Donald Trump si dhe demokratit, Joe Biden.

Sipas të dhënave të fundit të “The Guardian” në Karolinën e Veriut, Trump po kryeson me 50.1 për qind të votave kundrejt Biden që ka 48.7 për qind kur janë numëruar 95 për qind të tyre.

Biden ka nevojë për dy të tretat e fletëvotimeve me postë për të vazhduar rrugën e tij, raporton “The Guardian”.

Fletëvotimet me postë ende pranohen nëse arrijnë deri më 12 nëntor, kështu do të duhet të presim gjatë për të mësuar rezultatin final të këtij shteti, i cili fituesit i sjell 15 vota elektorale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT