Dorëheqja e Thaçit/ Vjen reagimi i parë nga Tirana, Meta: Moment reflektimi dhe për unitet

Presidenti Ilir Meta ishte i pari zyrtar që reagoi ndaj aktit të dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Ilir Meta.

Në një reagim publik, presidenti Meta shprehet se beson në pafajësinë e Thaçit, ashtu siç është konfirmuar edhe në shkuarën. Njëherësh Meta bën thirrje për unitet në Kosovë për të mirën e interesit kombëtar.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën. Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, shkruan Meta në profilin zyrtar në Facebook.

Thaçi dha dorëheqjen pas konfirmimit të akuzave të Gjykatës Speciale të Hagës. Ai në reagimin publik u shpreh se nuk do të shkonte para tribunalit të Hagës me kostumin zyrtar të presidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT