Ëndrra amerikane, fotografi: Ka njerëz që kanë 15 vite që aplikojnë Lotarinë Amerikane

Që nga data 7 tetor e deri më 10 nëntor janë të hapura aplikimet për Lotarinë Amerikane. Për shqiptarët ëndrra amerikane vijon të mbetet shumë e madhe.

Çdo vit shqiptarët aplikojnë dhe shpresojnë që të marrin një përgjigje pozitive nga Lotaria Amerikane.

Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, fotografi Eisar Asllanaj, i cili bën edhe aplikime për lotarinë.

Ai u shpreh se çdo vit trendi i aplikimeve është në rritje. Sipas tij, ka njerëz që aplikojnë sistematikisht dhe nuk ndalojnë.

“Kam 15 vite që merrem me këtë punë. Ka njerëz që kanë 15 vite që e hedhin Lotarinë Amerikane. Ka njerëz që kanë aplikuar dhe nuk ju ka dalë, e vijnë sërish vitin tjetër për të aplikuar. Duan të jenë pranë njerëzve të tyre që kanë atje, duan të ikin për arsye të ndryshme”, tha ajo.

Ndërsa Eisar u shpreh se ka nga ata njerëz që sa hyjnë brenda e pyesin: “Ka dalë ndonjë nga studio jote fitues?”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT