VIDEO/ Qytetari fshikullon Kryemadhin, nuk i jep as dorën: Nuk kam para si ty që të kurohesh, e ke qelbur këtë vend!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë në Durrës, por përveç gjobitjes nga policia për mos mbajtjen e maskës është gjendur edhe me një të papritur, nga kundërshtimet e qytetetarëve.
E pranishme në një lagjet e qytetit bregdetar, ajo i është drejtuar një grupi banorësh, duke iu kërkuar të heqin maskën se nuk infektohen nga Covidi, edhe pse ajo shihet si masë mbrojtëse nga Covid-19, e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Gjatë kërkesës së saj, ka hasur në kundërpërgjigjen e një zotërie i cili i ka kujtuar se nuk ka para për t’u kuruar aq sa mund të ketë ajo.
“Nuk kam aq para sa ty për t’u kuruar ndaj po e mbaj maskën”, i ka ktheu qytetarit. Ndërsa Kryemadhi iu kundërpërgjigj se: ” Pse ke frikë? Maska është në ambiente të brendshme, jo jashtë në natyrë, në ajër të pastër. Në fakt ke të drejtë se Edi Rama e ka qelbur këtë vend”.
Ndërsa qytetari nuk ia ka përtuar duke ia kthyer se “këtë vend e keni qelbur ju të parët”.