Vjosa Osmani merr detyrën e presidentes së Kosovës, afati i limituar që mund ta mbajë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e të presidentes së vendit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Asaj, detyra i është dorëzuar nga këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj. “Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z. Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kuvendit.

Osmani do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas Kushtetutës, ajo nuk mund të qëndrojë më gjatë se gjashtë muaj në këtë post.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT