Kombinimet/ Epërsia e Biden, ja shtetet që duhet të fitojë Trump për t’u rizgjedhur president

Gara në Amerikë për zgjedhjen e presidentit të ri po vjen drejt fundit. Me Joe Biden shumë pranë 270 votave elektorale të nevojshme, Donald Trump i duhet një përmbysje e madhe për ta kaluar dhe për t’u rizgjedhur sërish shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Biden aktualisht ka 264 vota elektorale, ndërsa Trump ka 214 të tilla, nga 270 të tilla që u duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Shtetet kryesore të mbetura janë Arizona, Karolina e Veriut, Nevada, Georgia dhe Pensilvania. Këto dy të fundit janë shumë pranë mbylljes së numërimit dhe kanë shprehur vullnetin e tyre pro Trumpit.
Për të arritur 270 vota elektorale, Trump duhet të fitojë Georgian (16 vota), Karolinën e Veriut (15), Pensilvanian (20) dhe Arizonën (11) ose Nevadan (6) për ta kaluar Biden.
Ndryshe nga republikani, demokrati Biden e ka më të thjeshtë rrugën drejt fitores, por ka ende hapësirë për përmbysje të rezultatit. Atij i duhen 6 vota.