Shifrat e COVID në rritje, mjekët tregojnë lagjet që janë shndërruar në “vatra të nxehta” të virusit në Tiranë

Epdemiologia Ermelinda Murati tregon se disa nga vatrat e nxehta janë zona e ish-bllokut, Komuna e Parisit, Astiri ndërsa është rritur dhe numri i infektimeve tek të rinjtë, kryesisht prej frekuentimit të bareve.

“Në Shqipëri janë 500 vatra aktive të Covid 19. 35% e tyre janë vetëm në kryeqytet, që konsiderohet edhe vatra kryesore e virusit.

Në Tiranë vatrat e virusit janë të përqendruara në zonat me densitet me të lartë. Vatrat e nxehta, Blloku, Komuna e Parisit, Astiri.

Periferitë akoma më shumë janë rritur, kjo edhe për shkak të hapjes dhe lëvizjeve të shumta, moskujdesit për të mbajtur masat mbrojtëse, maskat. Kemi edhe vatra në zonën e Kamzës, Kodër Kamzës, nga Instituti Bujqësor, Kodra e Diellit, Fresku”, shprehet Ermelinda Murati për Report Tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT