Kryemadhi vijon ‘rebelimin’, për inat të Ramës asnjë me maskë në Këshillin Drejtues të LSI-së në Durrës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim i cili ka nisur në orën 19:00 me Këshillin Drejtues të Durrësit.

Ajo çka vihet re është se jo vetëm Kryemadhi, por pjesa dërrmuese e të pranishmëve nuk mban maskë. Dallim bëjnë 2-3 persona nga mesi i sallës.

Monika Kryemadhi sot u gjobit nga policia në Durrës, pasi u kap pa maskë teksa ishte në shoqërinë e njerëzve, në ambient të hapur, mirëpo mesa duket gjoba nuk i bën përshtypje.

Në fletën e gjobës ajo shkroi: Më 25 prill do t’i çjerrim masken Edi Ramës! Shqipëria e shqiptarëve

“Gjobaxhiu Rama kërkon që të fshijë të gjitha mashtrimet me gjobat virtuale me projekte virtuale”, tha sot në takim Kryemadhi.

123690312_414320276227423_4616727217262742817_n.jpg

123680882_383602439507544_718812872418529464_n_copy.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT