TENDERI/ ‘Peshk i freskët, me aromën e algave dhe ngjyra të gjalla’, ja se si ushqehen krerët e shtetit në Shtëpitë e Pushimit

“Jetë mbreti”. Kjo është fjalia që i përshtatet më shumë krerëve të lartë të shtetit në Shqipëri, pasi shpenzojnë sa kanë dëshirë nga paratë e popullit, madje duke abuzuar.

I tillë është edhe ky rast, ku Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Shtëpia e Pushimeve Durrës me anë të një tenderi kanë kërkuar të blejnë 2520 kilogram peshk, për t’ua servirur krerëve të shtetit.

Por jo vetëm kaq, pasi peshku duhet të kishte disa karakteristika që të konsumohej nga këta zyrtarë.

Përveçse duhej të ishte i llojeve të ndryshme, peshku duhet të jetë i freskët, i cilësisë së parë, me aromën e algave detare, pamja e jashtme e shëndritshme dhe me ngjyra të gjalla, syri konvesk dhe transparent dhe velëzat me ngjyrë të kuqe të plota.

Transporti i peshkut duhet të kryhet nga ana e operatorit fitues me mjete frigoriferike të pajisura me leje higjeno-sanitare deri në destinacionin përfundimtar, Shtëpinë e Pushimit në Durrës.

Pra duhet që peshku të jetë i përzgjedhur në mënyrë që të konsumohet nga zyrtarët shqiptarë, duke bërë edhe tendera dhe duke shfrytëzuar në maksimum paratë e buxhetit të shtetit.

Screenshot_8_copy.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT