Trump rikthehet në lojë, përgjysmon epërsinë e Biden në Arizona

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngushtuar epërsinë në shtetin e Arizonës, që dje u shpall si i fituar nga Biden, nga shumë media në Amerikë, shkruan Forbes.
Beteja e Arizonas për 11 votat elektorale vazhdon të jetë e ngushtë. Sipas Forbes, Trump ka përgjysmuar epërsinë e Biden.
Dje shumë medie e konsideruan si të fituar këtë shtet nga Biden, por duket se ende nuk ka përfunduar gara.
Mendohej se me fitoren në këtë shtet, Bidenit do i duheshin vetëm votat nga shteti i Nevadas që të siguronte fitoren.
Biden ka 68.390 vota në Arizona, apo 2.4% më shumë se Trump. Dje epërsia e Biden ishte 5% vota më shumë.