Aktivisti i Vetëvendosjes në Tiranë: Thaçi i hapi ‘gropën’ shokëve por ra vetë brenda, mendoi se kishte garancinë që nuk do të hetohej

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi, ka deklaruar se Hashim Thaçi ka dashur që të vendosë në kurth shokët e tij me ngritjen e Gjykatës Speciale për UÇK-në, pasi kishte siguri që nuk do të hetohej vetë, por ka rënë dhe ai pre në këtë hetim.

“Nuk jemi para një surprize. Ne ja kemi thënë në Kuvend. Në momentin që ti nre një gjykatë speciale vetëm për UÇK-në, ke qartazi një ndikim politik. Të gjitha paralajmërimet ua kemi thënë. Thaçi ka patur garancinë që nuk do të hetohet. Në një intervistë ai tha se nuk ka qenë në frontin e luftës. Kërkoi që të hapë gropën shokëve dhe më pas ra brenda dhe vetë” – deklaroi Abazi.

Por ai është kundërshtuar nga ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi, i cili i tha Abazit se kjo çështje nuk duhet të politizohet dhe Kosova duhet të mendojë se çfarë duhet të bëjë tani.

“Nuk mendoj se është e vërtetë. Nuk duhet politizuar. Kjo që ka ndodhur mund të shihet nga shumë këndvështrime. Tani çfarë duhet të bëjmë ne. Atë që kemi në dorë. T’i thuash Hashimit tani që ka shitur shokët është e rëndë” – tha Klosi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT