“Forma të ndryshme” të COVID-19/ Studimi i ri zbulon se këto janë shtatë grupet e infeksioneve të lehta nga koronavirusi, ja simptomat për secilin rast

Në lidhje me COVID-19 është bërë një studim i ri i cili ka zbuluar se ekzistojnë shtatë forma të sëmundjes brenda rasteve të lehta të infektimit.
Sipas studiuesve nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, COVID-19 shkakton një ndryshim të rëndësishëm në sistemin imunitar, edhe 10 javë pasi fillimisht ishin infektuar me sëmundjen.
“Gjetjet tona kontribuojnë në një kuptim më të mirë të sëmundjes dhe na ndihmojnë në zhvillimin e vaksinave të mundshme, pasi që tani kemi qasje në biomarkerë premtues dhe mund të kryejmë një monitorim edhe më të mirë”, theksuan autorët.
Ky studim i bërë ka përfshirë një grup prej 109 pacientë të shëruar dhe 98 individë të shëndetshëm dhe mostrat e tyre të gjakut u analizuan dhe u përcaktua aktiviteti i niveleve specifike të antitrupave SARS ‐ CoV2 kundër proteinave virale.
Ndërkohë, autorët identifikuan shtatë grupe të simptomave që përbëjnë shtatë ‘format e sëmundjes’:
- simptoma të zakonshme të ngjashme me të ftohtin (me fyt të thatë, bllokim të hundës, rinitit dhe teshtima);
- simptoma të ngjashme me gripin (me dridhura, kollë, lodhje dhe ethe);
- pezmatimi i syve dhe mukozës;
- probleme të mushkërive (me gulçim dhe pneumoni);
- probleme gastrointestinale (përfshirë diarrenë, dhimbjen e kokës dhe të përzierat);
- dhimbje të kyçeve dhe muskujve;
- humbja e nuhatjes dhe shijes dhe simptoma të tjera.