Zgjedhjet në SHBA, Biden përmbys rezultatin në Georgia

Me vijimin e numërimit të votave Joe Biden është vendosur në krye edhe në shtetin bastion të republikanëve Georgia, ku Trump ka qenë në krye prej ditës së martë. Numërimi i votave me postë ka ngushtuar diferencën dhe ka çuar në këtë moment ku Biden është me një diferencë prej 917 votash më shumë.
Ende ka vota për tu numëruar, por fakt është që nëse Trump humbet Georgian nuk ka asnjë mundësi që të rizgjidhet. Ky shtet ka 16 vota në kolegjin elektoral për të zgjedhur Presidentin.
Ndërkaq edhe në Pennsylvania, Biden ka ngushtuar shumë diferencën ndaj Trump dhe është vetëm 18 200 vota më pak, ndërkohë që kryeson në Nevada me 11.400 vota si dhe në Arizona me 47 mijë vota. Aktualisht Biden ka 253 vota elektorale dhe Trump vetëm 213.