Trump drejt humbjes, ish-ambasadori Arvizu mesazh LIVE: Tani ka nevojë për ndihmë nga Arben Ristani

Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla, në News24, kishte mbrëmjen e djeshme në fokus proçesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë diskutimit me të ftuarit në studio mbi deklaratat e Presidentit Donald Trump dhe epërsinë në vota të kundërshtarit të tij, Joe Biden, moderatorit Sokol Balla i ka mbërritur një mesazh live nga SHBA.
Ishte ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që i shkruante Ballës me humor se “Besoj që republikanët tani kanë nevojë për ndihmë nga Arben Ristani”.
Kujtojme që ishte Ristani ai që hapi kutit e nevojshme për ti dhen mandatin e kryetarit te bashkise duke fituar me 10 vota ndaj Rames.